Përkujtohet ditëlindja e Enver Hoxhës
GJIROKASTËR-Ditëlindja e ish-diktatorit Enver Hoxha është kujtuar sot nga simpatizantë si dhe përfaqësues të Partisë Komuniste në qytetin e tij të lindjes, Gjirokastër. Ashtu si cdo vit më 16 tetor ata nuk kanë harruar të mblidhen përpara ndërtesës që gati 3 dekada më parë ishtë shtëpia e diktatorit. Të pranishmit në këtë ceremoni përkujtimore kanë rivlerësuar figurën e Enver Hoxhës, duke shprehur konsideratë për të, ndërsa kanë vendosur lule në dyert e shtëpisë që sot është muzeu etnografik i Gjorkastrës.
Ndërkaq përfaqësues të Partisë Komuniste teksa vlerësonin personalitetin e ish-diktatorit Hoxha kanë kundërshtuar me forcë deklaratën e kryeministrit Berisha për rikthimin e eshtrave të Ahmet Zogut, të cilin e konsideruan si një tradhtar të vendit.
(m.a/News24/BalkanWeb)