E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treni përplas makinën, s'ka viktima

Një makinë është përplasur nga treni paraditen e sotme por fatëmirësisht pa viktima në njerëz. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur aksidenti. Sipas burimeve nga policia e Tiranës mësohet se makina e tipit benz ka qenë duke kaluar mbi shinat e trenit por nuk ka kontrolluar rrugën duke bërë që treni i cili po kalonte ta marrë me vete duke e përplasur. Fatmirësisht sipas burimeve drejtuesi i mjetit i cili ndodhej vetëm nuk është plagosur pasi treni ka mundur të ndalojë. Ndërkohë drejtuesi i trenit Gëzim Çorbaxhiu pohon ngjarjen me deteje.
Ndërsa policia ka marrë deklarimet në vendgjarje duke mos fajësuar as drejtuesin e mjetit dhe as atë të trenit dhe duke e mbyllur këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›