Pacquiao mund të pensionohet

Shtatë herë kampioni i botës në boks, filipinasi Manny Pacquiao ka bërë të ditur të hënën se është duke konsideruar mundësinë e pensionimit, pas 19 vjet karrierë. Ai nuk mendon se është e nevojshme të përballet me amerikanin e pamposhtur Floyd Mayweather Junior për të shënuar emrin në histori të sportit.
“Nuk jam i obliguar të luftoj me të”, tha 31 vjeçari, pas rikthimit të tij në Manila. “Floyd është ai i cili duhet të boksojë me mua”, shtoi Pacquiao. Filipinasi ishte pritur të përballet me Mayweatherin këtë vit, por bisedimet dështuan në janar.
Në vend të tij, Pacquiao boksi me Joshua Clottey më 13 mars, duke mposhtur ganezin me vendim unanim pas 12 raundeve. Të hënën, ai u prit si hero nga mijëra tifozë në Aeroportin e Manilas, ndërsa ka thënë se planifikon të takohet me familjen e tij për të diskutuar rreth pensionimit nga boksi, pasi nëna e tij publikisht i kishte bërë thirrje të tërhiqet.
“Do të bisedoj me familjen. Nëna ime më ka thënë se do të bëjë çmos të më bind. Duhet ta respektoj sepse pa të nuk do të isha këtu ku jam”, u shpreh ai. Pacquiao ka treguar se kishte filluar të boksonte si 12 vjeçar.