E Diel, 1 Nëntor 2026

PR, Madhi: Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Sekretari i PR, Arian Madhi

Partia Republikane vlerësoi sot se mosmarrëveshja për hapjen ose jo të kutive ka në themel të saj qëndrimin juridiko-kushtetues lidhur me ndarjen e pushteteve. Përmes një deklarate për shtyp, sekretari i PR, Arian Madhi, tha se kjo mosmarrëveshje nuk mund të zgjidhet në rrugë politike sepse ky do të ishte shembulli më i keq për ta keq përdorur Kushtetutën si një dokument statute apo programi politik partish. Ai tha se i vetmi organ që vendos për zgjidhjen e këtij konflikti është Gjykata Kushtetuese. “Opozita ta lërë retorikën e transparencës përmes hapjes së kutive dhe t'i drejtohet zgjidhjeve kushtetuese”, drejtoi thirrjen socialistëve, Arian Madhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›