Partizani kërkon anulimin e ndeshjes

Ndeshja në Kamzë u zhvillua mes tensionit, ndërsa fillimi i saj u shty me afro 15 minuta, pasi drejtuesit e Partizanit nuk u lejuan që t’i afroheshin stadiumit, për të ndjekur skuadrën në aksion.
“Strukturat drejtuese të klubit zhvilluan një mbledhje të jashtëzakonshme, ku shqyrtuan ngjarjet e fundjavës. Në përfundim u vendos që F.K. Partizani do i drejtohet Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, që të shpallë të pavlefshëm rezultatin e ndeshjes me Kamzën”, theksoi zëdhënësja për shtyp e të kuqve, Dasara Karaiskaj.
“Klubi ynë do të kërkojë dhënien e 3-pikëshit në favorin tonë në tavolinë, ose anulimin e ndeshjes dhe zhvillimin e saj në një fushë asnjanëse. Në kërkesën që do të paraqesim, do të parashtrojmë provat që disponojmë, përfshirë ato filmike”.