Spanja: Kosova dhe Serbia do të jenë në samitin e ardhshëm të liderëve të BE dhe të Ballkanit Ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos

Ministri i Jashtëm i Spanjës, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, Miguel Angel Moratinos, tha sot se “në samitin e ardhshëm të liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit do të marrin pjesë si Kosova, ashtu edhe Serbia”. “Mendoj se ne do të kemi sukses që çdokush të marrë pjesë, duke e respektuar çdo ndjeshmëri dhe legalitet ndërkombëtar”, u shpreh Moratinos, gjatë një vizite të tij në Bruksel.