Saranda pret Himarën me flamurin shqiptar
TIRANE-Ndeshja e djeshme e kategorisë së dytë mes Butrintit dhe Himarës ka shërbyer edhe njëherë për shpalosjen e thirrjeve nacionaliste, duke parë edhe historinë e këtyre dy klubeve. Në derbin e jugut, tifozët e Sarandës e kanë pritur Himarën me një flamur gjigand kuqezi si edhe me sharje të vazhdueshme. Takimi ishte një përplasje direkte mes dy skuadrave që rrezikojnë të bien nga kategoria, por në fund ishin sarandiotët ata që morën 3 pikët, duke fituar 2-1.
E megjithatë, ana sportive duket se u la në plan të dytë, duke parë thirrjet nacionaliste. Nuk kanë munguar fyerjet dhe sharjet e vazhdueshme në kor kundër ish-kreut të bashkisë së Himarës Vasil Bollano, por edhe sharjet raciste, ndërsa flamuri ka qëndruar gjithë kohës i hapur në tribunën karshi.
(d.b.a.latifi/BalkanWeb)