E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll, Shqipëria e 49-ta në renditjen “Fair Play” të UEFA-s

TIRANE-Klasifikimin e ka publikuar sot orgnizmi më i lartë europian i futbollit, që ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të zhvilluara nga klubet dhe ekipi përfaqësues në kompeticionet e organizuara nga UEFA. Periudha e marrë në vlerësim është maj 2009-janar 2010.Në vlerësimin “Fair Play” janë marrë në konsideratë raportet e hartuara nga delegatët e UEFA-s, bazuar në kritere të tilla si pozitiviteti i lojës, respekti ndaj kundërshtarit, respekti ndaj gjyqtarëve, sjellja e tifozëve dhe e zyrtarëve, por edhe ndëshkimet me karton të verdhë e të kuq.Shqipëria, e 49-ta, ka zhvilluar 24 ndeshje ndërkombëtare në nivel përfaqësuesh e klubesh, duke grumbulluar 7.589 pikë, e duke lënë pas vetëm San Marinon (7.535 pikë), Lihteshtejnin (7.374), Luksemburgun (7.340) dhe Andorrën (7.337). Përpara Shqipërisë janë Bosnjë-Hercegovina (vendi i 47-të, 7.484 pikë) dhe Maqedonia (vendi i 48-të, 7.449 pikë).Ekipi më i mirë i renditjes “Fair-Play” është Suedia me 8.263 pikë, të grumbulluara pas 65 ndeshjesh. Në vend të dytë renditet Danimarka (8.169 pikë, 64 ndeshje) dhe në të tretin Anglia (8.168 pikë, 108 ndeshje). /k.sh/Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar marrëveshjen e qeverisë shqiptare me atë greke për përcaktimin e kufirit në ujrat detare përkon edhe me votën e lexusve të agjencisë së lajmeve, BalkanWeb. Në sondazhin me temë “Cilin konsideroni prioritet kryesor të vitit 2010?”, votuesit ndër 10 prioritete, kanë preferuar të votojnë me shumicë votash prioritetin e quajtur, “Anulimin e Marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë”, duke konsideruar kështu 1 ndër 3 prioritet kryesore, pas asaj për liberalizimin e vizave, hapjen e kutive dhe funksionimin e “Një shteti në shërbim të qytetareve”. Konkretisht ky prioritet rrëmbeu 10.12% e votuesve në 3 141 vota gjithsej deri paraditen e sotme 27 Janar.(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›