E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Bosch: Gjeni kompromis të bazuar në Kushtetutë

TIRANE- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Borch bën apel për bashkëpunim mes maxhorancës dhe opozitës për të zgjidhur krizën politike.“Eshtë koha e dialogut në të mirë të të gjithë shqiptarëve”- deklaroi ambasadori Bosch i pyetur për gazetarët pas një aktiviteti ku OSBE krijoi Klubin e Medias në Tiranë. Ambasadori Bosch i bëri thirrje partive politike të zbatojnë rekomandimet që Këshilli Europian do të japë në rezolutën e cila do të pranohet këtë javë në Strazburg.“Shpresoj që draft rezoluta e Këshillit të Europës që do të pranohet këtë javë në Strasburg do të krijojë një situatë në të cilën partite do të mund të mblidhen së bashku. Kam parë reagime pozitive nga të dyja palët, dhe kjo është një gjë e mirë por tani duhet të merren hapa te tjerë pasues. Sigurisht sa here që kemi dy palë që kanë opinion të ndryshëm për një cështje duhet të arrihet kompromis, sepse nuk është një ndeshje futbolli, që në fund ka vetëm një fitues. Ai që duhet të respektohet në këtë rast është interesi i vendit. Ndaj fitues nuk mund te jenë një apo dy persona, por 3 milionë shqiptarë. Shpresoj vërtetë që të zbatohet rekomandimi që do të jepet nga Këshilli Europës.”Ambasadori tha më tej se faktori ndërkombëtar mbetej i angazhuar për të ndërhyrë në zgjidhjen e krizës politike por theksoi se pai i parë dhe konkret duhej hedhur nga politika shqiptare.“Sapo dola nga nje takim per lirine e shtypit, ku thame qe ajo duhet te arrihet nga të gjithë. E njëjta gjë ka të bëjë dhe me politiken. Politika duhet të jetë e hapur. Ka raste të caktuara që disa vendime të merren pas dyerve të mbyllura. Mbetemi të angazhuar për të ndihmuar nëse do të jetë nevoja, por ju përket juve të merreni hapin e parë.”.Ambasadori Robert Borsh deklaron më tej se ndërmjetësimi i Presidentit do të ishte vendim i drejtë: “Roli i presidentit të vendit si negociator do të ishte pozitiv dhe une mendoj se ai mund ta luajë ketë rol, pasi ai është mbi palet. Kompromisi duhet gjetur duke u bazuar në ligj dhe Kushtetutë “(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›