Përjashtimi i Crouchit, vendimtar

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 15:30
Menaxheri i Tottenhamit, Harru Redknapp, e ka komentuar debaklin e pësuar nga skuadra e tij nga Real Madrid. Trajneri anglez mendon se ndëshkimi i Peter Crouch me karton të kuq ishte pika kyçe e ndeshjes.
“E humbëm Lennonin para ndeshjes, kështu që m’u desh të bëja ndryshime pa filluar ndeshja. Ndërsa ndëshkimi me karton të kuq i Crouch na vështirësoi gjithçka. Në pjesën e parë luftuam dhe ishim pothuajse të barabartë, ndërsa në pjesën e dytë e humbëm kokën për shkak të superioritetit të tyre numerik, i cili e vendosi lojën”, ankohet Redknapp.
Reali fitoi 4-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Londër, por Spurs kanë pak gjasa të bëjnë kthesë.