E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpreson të kthehet në fund të sezonit

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 17:16

Walter Samuel shpreson të rikthehet, pas lëndimit të rëndë që e pësoi në nëntor të vitit që shkoi.

Mbrojtësi argjentinas ka thënë se lëndimi i pësuar në dhjetor të vitit 2007 ishte më i rëndë se ky.

“Atëherë ishte më e vështirë. Tash ndihem më mirë, jam më shumë optimist. Çdo ditë po përmirësohem. Kam pak shpresa që të kthehem në fund të sezonit, por fillimisht po mendoj që të kurohem. Dëshiroj ta jap kontributin tim për këtë skuadër sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ish futbollisti i Romës dhe i Realit të Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›