E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishim superiorë

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 16:30

Ylli spanjoll Raul Gonzalez e ndihmoi Schalken në fitoren e madhe ndaj Interit me rezultat 5:2 në stadiumin Giuseppe Meazza, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Legjenda e futbollit spanjoll kontribuoi me një gol të shënuar. Ai thotë se Schalke ishte superiore dhe fitoi me meritë.

“Për ne ishte një natë madhështore. Nuk i takon çdokujt që t’i shënojë 5 gola në stadiumin, ku është fituar kjo kupë vitin që shkoi. Pas një fillimi të vështirë, skuadra ime është treguar superiore”, tha Raul në mikrofonin e Mediaset Premium.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›