Mourinho, prit edhe pak

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 16:00
Sir Alex Ferguson njihet si një njeri që i thotë gjërat shtruar. Menaxheri i Manchester United i ka bërë me dije trajnerit aktual të Real Madridit, Jose Mourinhos, se duhet të presë ende para se ta realizojë ëndrrën e tij për t’i drejtuar ‘Djajtë e Kuq’.
“Jose është një shok imi dhe kemi biseduar për këtë eventualitet. Është e vështirë ta them se pozita të cilën po e mbaj do të jetë e lirë në një të ardhme të afërt”, theksoi trajneri skocez për të përditshmen italiane Gazzetta dello Sport.