Hamdi Salihi asnje pergjigje nga klubi angcun Jatai

Hamdi Salihi mund të vazhdojë të luajë te Rapidi i Vjenës, pavarësisht se transferimi i sulmuesit drejt Kinës vazhdon të mbetet një mundësi. Megjithatë, nëse kjo nuk realizohet, lojtari do të qëndronte me dëshirë në Austri.
Pas negociatave fillestare me klubin kinez Çangçun Jatai, tashmë gjithçka ka mbetur pezull. Salihi, i cili stërvitet i diferencuar pasi u la jashtë kontingjentit të Rapidit për fazën përgatitore, konfirmon se aziatikët nuk kanë kthyer përgjigje.
“Menjëherë pasi i paraqita kërkesat e mia, përfaqësuesit e klubit kinez nuk kanë kthyer më përgjigje”, tha lojtari I Kombëtares shqiptare. Shkodrani e ka të qartë se Liga Kineze nuk është shumë tërheqëse në aspektin sportive, megjithatë kalimi atje do të bëhej për një ofertë të mirë financiare”
“Nëse vërtetë do të transferohesha në Kinë, oferta duhet të jetë shumë shumë e mirë, tha Salihi. Mund të them se në aspektin financiar duhet të jetë një ofertë speciale”.
Dëshira e “bomberit” për t’u bërë pjesë e gjigandëve skocezë të Glasgou Rejnxhërs u shua pas përfundimit të afatit të transferimeve më 31 janar, ndërsa alternativa Çangçun Jatai mbetet e hapur, pasi merkato në Kinë është e hapur deri më 2 mars.
Por, Salihi nënvijëzon se “në fund të fundit, mund të zgjedhë të qëndrojë edhe te Rapidi”, pasi i pëlqen klubi, njerëzit dhe qyteti i Vjenës.