Futbolli i femrave drejt konsolidimit te nje sporti tabu

Prej pak javesh eshte mbyllur kampionati i dyte kombetar i futbollit shqiptar per femra duke kurorezuar fituesen e dyte ndersa per here te pare nje ekip shqiptar do te luaje ne Ligen e Kampioneve per femra.
Genc Ymeri presidenti i klubit te futbollit per femra FK Tirana nenvizon te ardhmen ne ngritje si dhe te rejat e turneut qe sapo u mbyll si dhe shpreson qe futbolli i femrave te gjeje perkrahje me te madhe ne Shqiperi. Futbolli i femrave ne Shqiperi po gjen gjithnje e me shume vemendje dhe ne kampionatin e dyte profesionist ne patem nje rritje te numrit te ekipeve. Madje nje prej ekipeve te reja eshte shpallur kampione Ada e Velipojes shpjegon Ymeraj. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kampionia e re ne futbollin e femrave Ada e Velipojes do te luaje ne Champions League
UEFA Champions League ne horizont
Kampionia e re ne futbollin e femrave Ada e Velipojes do te luaje ne Champions League turne ku nje ekip femrash shqiptar merr pjese per here te pare. Formacioni shqiptar do kete startin e tij ne raundin e pare kualifikues ne grupin 6 ku bejne pjese edhe Unia Raciborz Poloni PK-35 Vantaa Finlande dhe Sllovan Bratislava Sllovaki. Formati i eliminatoreve konsiston ne 8 grupe me nga 4 skuadra. Sfida e pare e Ades se Velipojes eshte me 11 Gusht.
Ana Baro fituesja e Kepuces se Arte
Drejt elites se profesionisteve po shkon edhe futbollistja me e mire shqiptare Ana Baro. Ajo po pergatit keto dite hapin me te madh te karrieres kalimin ne nje klub profesionist ne Gjermani. Ana ka fituar dy here kuroren e golashenueses me te mire ne po kaq kampionate dhe tani eshte ne kontakte te vazhdueshme me ekipe si Magdeburgu apo Turbin Pocdam. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kupa e futbollit
Jam duke u pergatitur per nje prove te madhe ne skuadrat gjermane dhe kam pasur tratativa me Magdeburgun ekip me te cilin e kam gati te sigurt nje marreveshje. Por ajo qe me entuziazmon eshte interesi i Turbine Pocdam qe eshte ekipi kampion ne Gjermani dhe kjo mund te ndryshoje gjerat per me mire thote Ana Baro. Ajo ka fituar 2 here Kepucen e Arte ne Shqiperi dhe shpreson te kete te njejtin rendiment edhe ne Gjermani.
Nderkohe edhe kombetarja e femrave e Shqiperise ka pasur disa grumbullime ku dhjetera lojtare kane zhvilluar testet e para per krijimin e nje ekipi perfaqesues. Me nje emer si Altin Rraklli ne pankine Shqiperia fitoi 1-0 miqesoren e pare para pak javesh ndersa po shkon drejt konsolidimit baza e skuadres.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ana Baro
Autor Aurel Borici
RedaktoiAidaCama