Futbolli i femrave, nisgrumbullimi i kombëtares
TIRANE- Kombëtarja e femrave e Shqipërisë ka nisur grumbullimin e saj të parë nën drejtimin e trajnerit Altin Rrakli. Në Durrës, në hotel “Leonardo”, 24 futbolliste femra nga Shqipëria dhe Kosova janë duke zhvilluar testet e para për krijimin e një ekipi përfaqësues. Rrakli ka thirrur 13 lojtare nga Shqipëria dhe 11 nga Kosova, duke synuar që brenda dy vjetësh të ketë të gatshëm një ekip që të mund të marrë pjesë edhe në kompeticione zyrtare të FIFA-s e UEFA-s. “Është një grumbullim historik, sepse më në fund kemi edhe ne një kombëtare femrash, - tha zëvendës
sekretari i Federatës Besnik Çela. – Brenda dy vjetësh mund të jemi gati, po testohen futbolliste nga Shqipëria dhe Kosova.
Është një hap i madh, sepse duhen krijuar edhe ekipet zinxhirë dhe ky futboll të futet edhe nëpër shkolla”, shtoi ai. Deri më tani, futbolli i femrave në Shqipëri ka ekzistuar si një kampionat amator, mes skuadrave të krijuara kryesisht nga iniciativa personale. Tirana AS, Tirana, Jubani, Memaliaj apo Dardania, janë disa prej skuadrave më të njohura në Shqipëri. Ndërkohë, futbolliste si Ana Bare apo Aurora Seranaj, mbeten më të talentuarat. Por, Rrakli është duke hedhur sytë edhe në Kosovë, një vend ku futbolli i femrave ka ekzistuar më shpejt se në Shqipëri dhe ku ka disa ekipe të organizuara. “Në fillim synojmë që të paktën të lëmë pas dy apo tre skuadra në Evropë. Jemi ende në fillesa dhe kuptohet se nuk kemi nivelin që të përballemi me skuadra të mëdha”, u shpreh trajneri Altin Rrakli në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” pak ditë më parë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)