Maqedoni, Gruevski:LSDM, joserioze përzgjedhjet e parakohshme
SHKUP - Përgjigjja e LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme ishte joserioze, e sajuar në një apo dy fjali dhe përsëritje e tezave të tyre të kaluara, por edhe e
papërgjegjshme sepse me veprimet e saj e çoi vendin në gjendje të rëndë, para së gjithash, në sytë e opinionit publik, deklaroi kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, pas kërkesës së gazetarëve për ta komentuar përgjigjen e LSDM-së ndaj thirrjes së tij për zgjedhje të
parakohshme parlamentare.
"U pa se LSDM ka bërë blof dhe ka manipuluar pasi ka frikë nga zgjedhjet, ndërsa daljen nga Kuvendi e ka bërë për moszhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme", deklaroi Gruevski, pas promovimit të sistemit të ri për lidhje të ndërsjelltë dhe shfrytëzim të regjistrave dhe bazave të të dhënave ndërmjet organeve shtetërore në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë.
(d.b/BalkanWeb)