E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli, i zbrazët pa Ronaldon

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 20:45

Pasi ka dhënë vendimin e tij definitiv për tërheqje nga futbolli, Ronaldo është përshëndetur nga shumë miq, ndër ta edhe nga futbollistë të njohur si Ronaldinho e Leite Kaka, të cilët kishin rastin të luanin së bashku, gjatë karrierës së tij të bujshme.

“Jam i trishtuar, nuk e di se si do të jetë futbolli pa të. Gjithmonë ka qenë lojtari im i preferuar. Lamtumira e tij për mua përfaqëson ndjenja të shumta, ende nuk mund të besoj që kjo ka ndodhur”, ka thënë për mediat braziliane, Ronaldinho, i cili muajin e kaluar iu bashkua Flamengos.

Ndërkohë, mesfushori aktual i Real Madridit, Kaka, e kishte rastin të luante me ‘Fenomenin’ në Milan. “Ronaldo, faleminderit shumë për gjithë ato që i ke bërë për sportin, për futbollin, për Brazilin dhe për mijëra njerëz”, theksoi Kaka përmes llogarisë së tij në rrjetin social, Twitter.

Ronaldo i dha fund karrierës së tij të hënën, në një konferencë për shtyp. Sulmuesi brazilian, karriera e të cilit u përshkua me lëndime të shpeshta dhe të rënda, nuk zbavitej më me futbollin dhe nuk mund t’i bënte gjërat që ishte mësuar t’i bënte në të kaluarën, kur ishte në kulmin e karrierës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›