Punoja edhe si fëmijë
Nga Express më 16 shkurt 2011 në ora 07:58
Jennifer Carpenter është një person që e ka shprehi punën. Aktorja e serialit “Dexter” ka thënë se ajo qysh si e re e ka pasur punë primare punën dhe karrierën e saj.
“Tërë atë çfarë kam bërë, është puna, pra kam punuar që në moshën tetëvjeçare”, tha ajo. “Nuk e di por tani e kam si shprehi dhe një ditë kur nuk punoj, më duket vetja e lodhur dhe e lënë pas dore. Kënaqem duke punuar dhe vetëm kështu ndihem mirë”.
“Kur isha në shkollë, punoja edhe pas orarit punë vullnetare vetëm që të ndihesha më mirë. Pra, jam një person shumë e dhënë pas punës dhe karrierës”.