Futbolli nderon Dritan Hoxhën
Kombëtarja shqiptare e futbollit nderon Presidentin e "Top Media"-s, Dritan Hoxha, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjike pak ditë më parë. Në shkallët e tribunës qendrore të stadiumit të Rojtlingen (Gjermani) ishte shkruar: "Faleminderit TANI" dhe përbri një foto e madhe, ku shkruhej "Ëndrra vazhdon...". Ndërkohë, flamuri shqiptar ka qëndruar në gjysmështizë gjatë të gjithë ndeshjes Shqipëri-Poloni, në shenjë zie për këtë tragjedi. Pas ekzekutimit të himneve kombëtare, mesfushori Lorik Cana dhe sulmuesi Erjon Bogdani i janë drejtuar tribunës, ku kanë vendosur tufa me lule pranë fotografisë së Presidentit të ndjerë të "Top Media"-s, shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në stadiumin gjerman
Polonia fiton 1-0, por kuqezinjtë japin sinjalet e para pozitive për trajnerin
Përfaqësuesja shqiptare ka zhvilluar dje ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e trajnerit Ari Han, i cili ka debutuar me një humbje minimale në stolin kuqezi. Përveç një gabimi në minutat e para, nga erdhi edhe goli i Polonisë, kombëtarja shqiptare ka luajtur një ndeshje të mirë, duke vënë në vështirësi polakët dhe duke kontrolluar pjesën më të madhe të ndeshjes. Trajneri Han ka pasur mundësinë të shohë nga afër pjesën më të madhe të lojtarëve të grumbulluar, duke mbajtur shënimet e tij për secilin prej tyre, sidomos për të rinjtë si Lila e Hyka.
Trajneri Han ruajti parashikimet, duke rreshtuar në fushë një formacion 4-4-2, ku Dallku dhe Curri formojnë dyshen e qendrës në mbrojtje, të mbështetur nga Lila e Vangjeli. Por, pikërisht ky rreshtim i pakolauduar më parë, bën që kuqezinjtë të pësojnë një gol shumë të shpejtë. Në minutën e tretë, pas një rivënie anësore, topi përfundon në qendër të zonës së rreptësisë, ku Zuravski i shmanget mbulimit dhe shënon i pashqetësuar para Hidit me një gjuajtje të shpejtë. Polakët provojnë të rrezikojnë përsëri, por kuqezinjtë arrijnë të organizohen, duke mos lënë shumë hapësira në prapavijë. Pak nga pak, futbollistët e kombëtares shqiptare dalin nga gjysmëfusha e tyre dhe arrijnë të krijojnë rrezikshmëri para portës kundërshtare. Në minutën e 13-të është Bogdani që pason në zonë për Salihin, por gjuajtja e tij përfundon jashtë ngjitur me shtyllën. Polonia vendos të luajë vetëm në mbrojtje, duke i besuar krejtësisht kundërsulmit, një taktikë të cilën kjo kombëtare pritet ta përdorë gjatë EURO 2008 përballë ekipeve të mëdha. Si rrjedhojë, iniciativa i kalon plotësisht kuqezinjve, të cilët kontrollojnë qetësisht dhe zhvendosin lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Por, rreshtimi mbrojtës i Polonisë e bën thuajse të pamundur të gjenden të çara para portës së Fabianskit dhe si rrjedhojë, kuqezinjtë nuk arrijnë të krijojnë raste të rrezikshme, pavarësisht orientimit që marrin drejt fazës sulmuese.
Në pjesën e dytë, Han kryen tri zëvendësime, duke larguar Lilën, Bogdanin dhe Duron, për të aktivizuar Vrapin, Kapllanin dhe Hykën, pa e ndryshuar shumë skemën taktike. Fillimisht janë polakët që rrezikojnë dy herë portën e Hidit, duke goditur edhe shtyllën. Por, më pas iniciativa kalon përsëri nga kuqezinjtë, të cilët përfitojnë nga ndryshimet e kundërshtarëve për të gjetur hapësirat që u nevojiteshin. Hyka krijon panik në krahun e majtë të mbrojtjes polake me driblimet e tij, duke i dhënë mundësi kuqezinjve të rrezikojnë portën kundërshtare. Salihi dhe Kapllani provojnë dy hera radhazi të gjejnë rrugën e rrjetës, ndërsa më pas është edhe Skela që provon të majtën e tij, duke vënë në vështirësi Fabianskin. Han vendos t‘u japë hapësirë edhe lojtarëve të tjerë, duke aktivizuar fillimisht Bulkun e më pas edhe Bylykbashin, duke tentuar që të krijojë një lojë më ofensive. Tashmë janë Skela, Hyka dhe Bylykbashi që mbështetin Kapllanin, i vetëm në repartin e avancuar. Tashmë kuqezinjtë janë krejtësisht të avancuar dhe rrezikojnë të pësojnë gol nga kundërsulmet polake, por Hidi zgjidh qetësisht çdo situatë të krijuar para katërkëndorit të tij. Asgjë nuk ndodh në minutat e fundit dhe ndeshja përfundon me fitoren minimale të Polonisë, që ashtu si disa vite më parë, na ndëshkon me një gol në minutën e 3-të.