E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli, një minutë heshtje për Redi Malokun

Albania-sport- Një minutë heshtje në ndeshjen e sotme Partizani-Kastrioti (4-1) për Redi Malokun, futbollistin e vrarë ditën e shtunë, në orën 12:00 në Fushë-Krujë.
Sulmuesi 24-vjecar i Ilirisë së Fushë-Krujës, autor i nëntë golave në kampionat e katerogisë së dytë u vrqa nga 20-vjecari Leonard Taci, i arrestuar vetëm disa orë pasi kishte kryer e pranuar krimin.
Maloku, i cili kishte mbaruar edhe Akademinë e Sporteve në Tiranë kishte patur disa oferta nga Kategoria Superiore, madje edhe nga ekipi grek i kategorisë së dytë, Patra, ku kishte arritur edhe të provohej.
Vrasja e Malokut kishte të bënte me një grindje të ndodhur ditën e premte në diskon e qytetit të Fushë-Krujës, ndërsa vrasja ndodhi ditën e shtunë, ku Maloku u vra me dy plumta pistolete.
Takimi Tërbuni-Iliria i parashikuar për t'u luajtur sot në Pukë u shty nga Federata Shqiptare e Futbollit për një datë tjetër.
Dash Frasheri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›