E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani shenon si zakonisht , goli i 14 - ( VIDEO)

Nga Kastriot Gjini
Udheheqesja e Bundesliges 2, skuadra e sulmuesit me ne forme shqiptar Edmond Kapllanit, Karlsruhe ka treguar dhe sot se e meriton vendin e pare ne klasifikim por edhe ngjitjen ne Bundesligen1. Skuadra e Kapllanit ka zhvilluar nje transferte te veshtire sot kunder skuadres se Carl Zeis Jena , ku ka fituar me rezultatin e thelle 1:3.Pervec kesaj transferte, ne skuadren e Karlsruhes ka pasur dhe nje "duel" te brendshem, prsa i perket golashenuesit me te mire te Bundesliges 2, ku jane me gola te barabarte 2 lojtare te kesaj skuadre, shqiptari Kapllani dhe italiani Federico me nga 13 gola secili. Ndeshja ka filluar e forte per te dy skuadrat, me Kralsruhen te kaloje ne avantazh qe ne minuten e 3' me Federico, i cili hedh dorashken sulmuesit nga Kavaja. Skuadra vendase do te arrije pas 20 minutash te barazoje rezultatin. Do te jete Zimmermann i cili ne minuten e 23' do te ndryshoje rezultatin ne 1:1. Por Kaplla ni do ti pergjigjet ne minuten e 42' skuadres kundershtare por edhe bashkelojtarit te tij Federico, duke kaluar Karlsruhen ne avantazh per te dyten here, me golin 14 personal per kete sezon. Ky do te jete dhe rezultati i pjeses se pare. Pjesa e dyte do te jete me qete dhe me sa duket skuadra vendase e Zeiss Jena ka pranuar humbjen. Por karlsruhe do te thelloje rezulttin ne minuten e 65' duke e cuar rezultatin ne 1:3. Kjo fitore shfaq me thelle aftesite e Karslsruhes qe mban vendin e pare me +7 pike nga ndjekesja e saj Hansa Rostock. Por kjo ndeshje nuk ndryshoi asgje ne "duelin " e golashenuesit me te mire, sepse Kapllani dhe Federico shenuan te dy dhe gjenden te dy ne vendin e pare me 14 gola secili.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›