E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrahine: Ndreka & Bylykbashi titullare ne barazimin e Kryvbas

Nga Kastriot Gjini
Skuadra e re e ish futbollisteve te Partizanit, Ndreka dhe kapitenit bylykbashi, KRYVBAS ka zhvilluar nje ndeshje shume te bulur diten e shtune kunder Dinamos se Kievit. Kryvbas qe ka pasur si titullare te dy futbollistet shqiptare, ka kaluar ne avantazh qe ne minuten e 29' te pjeses se pare me shenues futbollistin Sacko. Me rezultatin 1:0 ka mbaruar dhe pjesa e pare. Ne pjesen e dyte Dinamo e Kievit ka kerkuar golin e barazimit, por skuadra e Kryvbasit ka ditur te mbrohej mire. Dhe kur te dy skuadrat besonin se gjithcka kishte mbaruar, ne minuten e 6 shtese te pjeses se dyte, ka qene fati dhe Shatskikh kane dhene skuadres se Dinamo se Kievit barazimin. Keshtu qe nga tre piket , skuadra e shqiptareve ka marre vetem nje pike, qe ka shume rendesi sepse ishte ndaj nje skuadre si Dinamo e kievit, skuader kjo qe kryeson ligen e Ukrahines. Lojtare tane kane zhvilluar nje paraqitje te mire, dhe me e rendesishmja eshte se si Bylykbashi ashtu dhe Ndreka aktivizohen si titullare ne ndeshjet e fundit. Bylykbashi ka marre nje karton te verdhe ne minuten e 19', pas protestave qe i ka bere arbitrit per nje faull te rende qe eshte bere Ndrekes dhe eshte zevendesuar nga trajneri i tij ne minuten e 75'. Me kete pike qe fioti, skuadra e Kryvbas ndodhet ne vendin e 9 te klasifikimit, me 22 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›