Vëzhgim/ Të rinjtë në futboll, si të papunët

Speciale nga AGRON KAJA
Nuk i duan të "vegjlit". Kampionatizmi, "menu" e drejtuesve të klubeve. Lojtarët e huaj pengojnë të rinjtë shqiptarë. I detyrojnë të "ngrohin" stolat. Pra, duke parë dyndjen e madhe të futbollistëve të huaj në skuadrat e futbollit shqiptar, kryesisht në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, e njëkohësisht duke parë edhe pjesën e futbollistëve që "mbijetojnë" me futbollin në një moshë relativisht të madhe, që në fillim dalim në një konkluzion se e reja në futbollin shqiptar nuk përfillet. Fjala është për ata futbollistë që kanë nivele të barabarta me të huajt që vijnë në skuadrat tona të futbollit, apo edhe me ata futbollistë të cilëve u "ka mbaruar mandati" i moshës dhe i kanë lënë gjunjët për të vazhduar kaq pambarimisht të luajnë futboll. Në rast se do ta quajmë kështu, ky është një fenomen që në futbollin shqiptar pas vitit 1990 po bëhet "model" i zhvillimit dhe i drejtimit në të kundërt të "akrepave" të kohës. Sepse po të shohësh vetëm merkaton e dimrit në Kategorinë Superiore, disa skuadra u shtrinë vetëm në pista jashtë futbollit shqiptar, duke mos përfillur shumë atë brez që është i ri në moshë dhe që pret nga dita në ditë t'i jepet mundësia të tregojë veten në skuadër. Duke aluduar pak me botën e futbollit, nëse shtetet me futboll shumë më të përparuar nga Shqipëria shqetësohen për përgatitjen e talenteve vendas, ne ndoshta duhet të japim alarmin me gjendjen që kemi aktualisht. Mundet të përmendim si model të ri skuadrën e Apolonisë, e cila pretendon se ka edhe një Akademi të re futbolli, por pas problemeve që kaloi në fundvitin e kaluar ka marrë 11 futbollistë të huaj, brazilianë, afrikanë dhe maqedonas, ndërsa tani që disa nga brazilianët ua "vodhi" policia, kërkojnë të rinj për të vazhduar kampionatin. Natyrisht që nga halli janë të rinjtë ata që po plotësojnë boshllëkun e lënë të hapur tek Apolonia, ndoshta në një situatë politike të papritur për këtë skuadër, por në fund të fundit ky është një boshllëk që mund të lërë pasoja. Ndoshta ky është vetëm një rast që tregon se themeli nuk është ndërtuar mirë në këtë skuadër me "tulla të reja" (lexo futbollistë të rinj). Të njëjtën gjë thuajse shohim edhe në skuadra të tjera, ku shikon 4-5 apo 6 futbollistë të huaj në skuadër, por edhe 2-3 futbollistë të tjerë që janë në moshë madhore për futboll dhe pa gjunjë të fortë, ndërsa të rinjtë e shumtë "ngrohin stolat" e rezervave. Si shpërtheu Enzo Malindi tek Partizani, Oriand Abazaj tek Kastrioti apo Sabino Plaku te Apolonia? Këta dhe shumë të rinj të tjerë janë pjesë e ekipeve zinxhir, janë të rinj që sapo ju dha mundësia treguan se dinë të luajnë mirë futboll. Po të shohësh diferencat që kanë disa të rinj të tjerë në skuadrat e Superiores me shumë të "vjetër", atëhere pse të mos themi se këtu të gjitha strategjitë e skuadrave janë të castit dhe aspak të perspektivës. Biznesi në futboll, kundër të rinjve Pse nuk guxojnë drejtuesit e skuadrave që t'i përdorin më shumë të rinjtë në skuadrat e tyre? Ka shumë aludime dhe i pari mund të jetë mosbesimi ndaj tyre, ndaj përvojës së pakët të tyre. Ky mosbesim vjen nga kampionatizmi që skuadrat kërkojnë së pari në menaxhimin e tyre, por edhe mediokriteti që këta drejtues kanë për talentet e reja. Ndryshe mund të flasësh për Tiranën dhe me pikatore për ndonjë skuadër tjetër, që i kanë "vjelë" ato talente shqiptare të cilët mund të jenë premtues për të ardhmen. Ndoshta për këtë fenomen duhet prekur edhe një fakt real, që vetëm shkolla e mesme e mjeshtërisë sportive "Loro Borici" duket se është pak nga ajo që kërkon koha në futboll. Sepse nga ky këndvështrim, talentet e kësaj shkolle nuk "gjuhen" me profesionalizëm nga agjentët e ndryshëm shqiptarë dhe të huaj. Por edhe pse në këtë shkollë ndoshta duhet të ketë më shumë pedagogë e profesorë, specialistë të vërtetë të futbollit që dinë të përgatisin dhe të rrisin talentet. Ana e parë e medaljes është se tashmë futbolli në vendin tonë po mendohet vetëm si një biznes që duhet "vjelë" në moment pa investuar me themel për të. Politikat sportive të formimit të talenteve shqiptarë ndoshta nuk duhet të kalojnë nga shifra anonime e njerëz anonimë, pasi vec argumentave e aktualitet të dhënë më sipër, të rinjtë shqiptarë ëndrrojnë se mund t'i veshin edhe ata si protagonistë të vërtetë fanelat e klubeve të tyre, ndërsa kthehen në të "papunët" e fushave të blerta, në të përjashtuar artificialisht. Dikur 18 vjecarët Në harkun e viteve 1980-1990 në futbollin shqiptar u aplikua me sukses një skemë e cila i jepte prioritet aktivizimit të futbollistëve të rinj të skuadrat e para. Të detyruar që në përbërjen e tyre si titullar të kishin një futbollist 18 vjecar, në shumë skuadra atëhere filluan të shkëlqenin ata futbollistë që më vonë u bënë edhe pjesë e skuadrës sonë kombëtare. Gjeografia e tyre është në gjithë territorin e Shqipërisë ku luhej futboll dhe kjo periudhë tregohet me nostalgjinë e efeketeve pozitive që i dha atëhere futbollit tonë. Pse po i "vjedhin" të rinjtë? Duke parë se në Shqipëri shumë futbollistë të rinj nuk kanë mundur të gjejnë hapësirat e duhura, ata janë pikasur nga menaxherë shqiptarë apo edhe të huaj, të cilët i kanë deleguar në shtete ku me të rinjtë tregojnë kujdes e respekt të vecantë. Ky është një fenomen tashmë në futbollin shqiptar, ku rasti i Jahmir Hykës shpreh qartë politikat shumë të dobëta që aplikohen ndaj futbollistëve të rinj. Duke ikur rinia, futbolli plaket në moshë dhe në cilësi, e për pasojë ne kemi një kampionat ku spikat regresi i kohës. "Olimpiku", model i të rinjve Një shembull i mirë organizimit të skuadrave sipas standardeve evropiane është Akademia e re e futbollit "Olimpik" me qendër në Tiranë. Klubi, me president biznesmenin Kujtim Beqiri, është krijuar në shator të vitit të kaluar dhe numëron 8 skuadra nga mosha 8 deri në 18 vjec. Për këto skuadra kujdesen 5 trajnerë të njohur, një mjek dhe një trajner atletike. Shtatë ekipe të moshave të klubit Olimpik marrin pjesë edhe në Ligën Amatore që organizon Federata Shqiptare e Futbollit. E vecanta e këtij klubi të ri shqiptar, që bazohet vetëm te të rinjtë, është binjakëzimi me klubin e famshëm grek Olimpiakosi i Pireut. Kjo është e reja, shembull për mendimet e vjetra që ekzistojnë në atmosferën shqiptare të futbollit, në respektimin e futbollistëve të rinj në të gjitha strukturat e garës që organizon FSHF-ja. Ka edhe institucione të tjera cilësore private, si Akademia "Partizani", por që ende nuk mund të thuash se duhet të mbajën atë peshë në kërkesat e trajtimit të talenteve të rinj në Shqipëri. Krahasimi me "Loro Borici"-n Nuk mund të jetë e lehtë të heqësh një paralele midis këtyre dy shkollave të futbollit rinor në Shqipëri, sepse për nga mosha kanë diferenca të mëdha. Nga ana e saj për kohën e krijimit, shkolla e mesme e mjeshtërisë sportive "Loro Borici" ka nxjerrë qindra talente të cilët kanë qënë pjesë e futbollit shqiptar, por edhe i skuadrave tona kombëtare. Të sjellësh këtu emra të vecantë do të duhej kohë dhe shumë hapësirë, ndërsa nisur nga aktualiteti, përsëri janë me diferenca të mëdha të cilat anojnë nga "Olimpiku". Pse duam ta trajtojmë këtë problem me këtë krahasim? Sepse këtu mund të fillojë nxitja institucionale e trajtimit të futbollistëve të rinj nëpër skuadrat tona të futbollit. Ngritja e Akademive në disa skuadra të Superiores, ndoshta mund të jetë "goditja" e parë që FSHF-ja mund t'u bëjë skuadrave, me qëllim që elementi i ri të përdoret i detyruar dhe jo të lihet në dorën e njerëzve që futbollin kërkojnë ta "mjelin" dhe jo t'i hapin rrugën më të mirës dhe talentit. Dhuna, e "dashur" për të rinjtë Është e vërtetë se në kampionatet e të rinjve që organizon FSHF-ja, në shumë ndeshje të luajtura ka elementë të dhunës, të cilët ende nuk e kanë bindur këtë brez që të ndajë lojën nga dhuna. E thënë më qartë, duke i hedhur një vështrim vetëm dënimeve që Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë në këtë sezon, dënimet me skualifikime, pezullime e gjoba janë më shumë në skuadrat e të rinjve. Madje ka patur pezullime vjetore deri në të përherëshme nga futbolli, për shfaqiet që jo vetëm rregullorja e futbollit i dënon, por edhe ligji. Kështu, duke e parë këtë tregues negativ të kësaj kategorie moshe, për të cilën po kërkojmë që të jetë më e respektuar në futbollin e madh shqiptar, vërehet se pjesa e cila ka hyrë në Superiore nuk është prekur nga ky fenomen. Gjithsesi, ky është një moment që kërkon të prekë atë cka është më e mirë në këtë kategori moshe, sepse brenda garës ka skuadra, trajnerë e futbollistë që janë shembull dhe kjo është pjesa që duhet vecuar për ta ngjitur në shkallët më të larta futbollin tonë. (Botohet me lejen e gazetes "Panorama Sport") SHIFRA 24.7 Vjec është mosha mesatare e skuadrave të Kategorisë Superiore, të marra në fillimin e sezonit dhe në merkaton e janarit. Tirana ka moshën mestare më të lartë, 28.1 vjec 22.5 Vjec është mosha mestare e skuadrës së Shkumbinit, që është edhe skuadra me moshë më të re në Kategorinë Superiore, ndërsa Apolonia vjen më pas me 22.8 vjec 27 Futbollistë nën moshën 20 vjec janë në 12 skuadrat e Kategorisë Superiore në këtë sezon futbollistik 38 Futbollistë të moshës mbi 30 vjec janë në 12 skuadrat e Kategorisë Superiore në këtë sezon futbollistik 8 Futbollistë të moshës mbi 35 vjec janë në 12 skuadrat e Kategorisë Superiore futbollistik Mosha mesatare Tirana 28.1 vjec Teuta 26.1 vjec Vllaznia 25.7 vjec Flamurtari 25.4 vjec Partizani 25.2 vjec Besa 24.6 vjec Dinamo 24.5 vjec Luftëtari 24.5 vjec Elbasani 23.7 vjec Kastrioti 23.7 vjec Apolonia 22.8 vjec Shkumbini 22.5 vjec