"Futbolli përpara familjes"
Mund të flitet pa frikë për një botë të çmendur, ku futbolli ndikon përditë e më shumë në jetën e njerëzve. Sipas një sondazhi ku janë intervistuar 32 mijë tifozë nga e gjithë bota, 80 për qind e tyre deklarojnë se futbolli është argumenti që zë vendin kryesor në biseda. Madje, 49 për qind e të anketuarve deklarojnë se ky sport është edhe më i rëndësishëm se familja apo partnerja. Studimi i kryer nga "Barclays", sponsori i Premiershipit, u zhvillua në 185 vende. Lojtari më i dashur nga të pasionuarit është Fernando Torres (38%), që pozicionohet përpara Stiven Xherard dhe portugezit Kristiano Ronaldo.