E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekenbauer injoron Podolskin

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Franz Bekenbauer, lëshon elozhe gati për të gjithë. "Përjashtim" nga ky varg fjalësh të ëmbla përbën vetëm Lukas Podolski: "Skuadra është e fortë për të fituar Champions League, jemi në të njëjtin nivel me më të mirët e Evropës", thotë Kaizer. Në ditën tonë të mirë, mund të mundim këdo, edhe Barcelonën". Pasi ka bërë elozhe për individët konkretë emër për emër, ndalet te Podolski: "Nuk mund të mbahet një lojtar që dëshiron të largohet, sepse nuk është i lumtur dhe luan pak". Kjo duket si një thirrje për Romën, Juventusin e Fiorentinën: shkoni në supermarketin Bajern Mynih.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›