Ksavi: Reali i Madridit nuk është në krizë
Në prag të "klasikes" së La Ligas, që do të luhet të shtunën, mesfushori i Barcelonës, Ksavi, nuk beson se Reali i Madridit është në krizë, ashtu sikurse e paraqesin mediat. Kur mungojnë vetëm pak orë nga përballja e dy ekipeve më të mëdha spanjolle, "merengues" duket se e kanë marrë veten që prej emërimit të Huande Ramos në krye të stolit. Gjithsesi, janë të shumtë ata që nuk besojnë se me ndryshimin e trajnerit, Reali i ka hedhur pas shpine të gjitha problemet. Por, njëri prej lojtarëve kryesorë të "blaugranave", Ksavi Hernandez, nuk mendon se rivalët janë në krizë. "Me Barçën dhe Realin ndodh gjithmonë një fenomen interesant: kur njëra skuadër ka ecuri shumë të mirë, tjetra ndodhet në vështirësi. Mendoj se pikërisht kjo po ndodh në Madrid", ishin fjalët e tij për "Marca". "Megjithatë, situata atje nuk është aq kritike sa duket. Nuk besoj se Reali është në krizë. Ata janë një skuadër që dinë të kalojnë problemet. Edhe përpara dy vjetëve ishin në pozita të tilla, por u rikthyen bindshëm në kampionat dhe në fund arritën të fitonin titullin". Më tej, 28-vjeçari u përqendrua te skuadra e tij. "Gjëja që ka më shumë rëndësi është që të jemi të përqendruar te Barcelona, jo se çfarë ndodh në kryeqytet. Po përjetojmë formën më të mirë, kemi regjistruar një seri fitoresh radhazi dhe kjo ecuri e jona po ndikon te rivalët tanë më të mëdhenj. Skuadra po luan mirë dhe rezultatet në La Liga nuk kanë munguar. Duhet të konsolidojmë pozitat tona në krye të klasifikimit dhe të bëjmë të pamundurën që të ruajmë vazhdimësinë", nënvijëzoi lojtari më i mirë i Euro 2008. Në fund, Ksavi foli edhe rreth temës së hakmarrjes, mbi të gjitha pas poshtërimit 4-1 në "Santiago Bernabeu" gjatë muajit maj. Katalanët, si skuadër humbëse, u detyruan që të duartrokisnin armiqtë e tyre të përjetshëm në fund të asaj sfide. Mesfushori tha: "Në futboll është e pashmangshme që mos të mendosh hakmarrjen. Por kjo nuk mund të shërbejë kurrsesi si motivim sa herë që luajmë kundër Realit. Lojtarët e Barçës kërkojnë gjithmonë t‘i fitojnë këto sfida, nuk është e nevojshme të rikujtohen humbjet e së kaluarës".
Emërimi i Huande Ramos vetëm pak ditë përpara supersfidës ka bërë që Barcelona të mos jetë e qartë për mënyrën sesi do të luajë Reali. Gjithsesi, mbrojtësi Rafael Markez beson se skuadra e Pep Guardiolës do të fitojë në fushën e saj. "Të shtunën, Reali i Madridit do të jetë një skuadër e ndryshme nga ajo e Bernd Shuster. Më parë e kishim të qartë mënyrën e tyre të lojës, por tashmë nuk e dimë si mund të veprojë Huande Ramos", tha lojtari i përfaqësueses meksikane. "Detyra jonë është që të luajmë ashtu si kemi bërë deri më tani. Duhet të jemi të qetë dhe të hyjmë në fushë pa mendjemadhësi. Futbolli funksionon si jeta e vërtetë, pas një periudhe të vështirë u ringritëm dhe tashmë ndodhemi lart. Do të luajmë me synimin për të fituar; ky është objektivi i të gjithëve këtu te Barcelona".