Siti, 57 mln euro për Torres
Mançester Siti do të bëjë një ofertë prej 57 milionë eurosh për Fernando Torres, në mënyrë që të testojë Liverpulin. Sipas "Daily Mirror", pronarët arabë të klubit në "Istlends" do të vendosin në pjatë shifrën rekord në kampionatin anglez që prej merkatos së janarit. Gjithsesi, theksohet se drejtuesit e "superfuqisë" së re të futbollit evropian presin që sulmuesi spanjoll ta refuzojë ofertën. Me këtë shumë, trajneri Hjuxhs synon të mësojë vendosmërinë e Liverpulit për të mbajtur Torres. Kthimi i vëmendjes nga "El Nino" ka ardhur menjëherë pas raportimeve nga Spanja, se Valencia "blindon" David Vijën. Për sulmuesin, Siti ishte i gatshëm të paguante 68 milionë euro, por tashmë presidenti Vinsent Soriano theksoi se "Vija është i pashitshëm".