E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli, sërish kënaqësi

Mesfushori i Real Madridit, Leite Kaka duket se i ka dhënë fund lëndimeve që e munduan në dy vitet e fundit pasi ka thënë se futbolli sërish sjell kënaqësi për të.

Kaka iu bashkua Realit nga Milan në fund të sezonit 2008-09 për rreth 65 milionë euro por një seri e lëndimeve i kanë pamundësuar të luan vazhdimisht për gjigantin madrilen. Por, ai tani është rikuperuar dhe po jep kontributin e pritur prej tij.

“Sërish jam duke u kënaqur në futboll. Gjërat nuk shkuan mirë por tani ndjej sërish kënaqësinë, e ndjej topin, e ndjej fushën”, tha Kaka për Real Madrid TV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›