E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qato- Kerueths”, boksieri shqiptar optimist për fitore

Në prag të sfidës së sotme, boksieri i njohur shqiptar Kreshnik Qato në një lidhje telefonik për RTV Ora News është shprehur optimist për fitore.Qato ka falenderuar promotorin e tij zotin Ylli Ndroqi për mbështetjen që i ka ofruar.
“Jam stërvitur shumë për këtë ndeshje dhe besoj që edhe me mbështetjen e zotit Ylli Ndroqi dhe kompanisë “Yldon” do të kem rezultat” tha Qato.
I pyetur rreth kundërshtarit të tij Qato theksoi : “ Nuk dua të flas shumë për kundërshtarin, di pak për taktikën tenike të tij. Por dua të nisem nga ajo cfarë duhet të bëj unë”.
Boksieri i njohur shqiptar do të ndeshet sot në mbrëmjen në orën 19:00 në Londër ndaj anglezit Kerueths, ndeshje kjo e rëndësishme pasi nëse fiton ai do të marrë mbrapsht titullin. Kjo është ndeshja e 34 e Kreshik Qatos.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›