E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Nuk dua kontratë afatgjate

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se ai shfaq më të mirën si trajner kur nuk ka kontratë afatgjate.

“Çdo ditë mendoj se mund të largohem ditën e ardhshme. Punoj më mirë kur e di se e kam këtë liri për të vendosur për të ardhmen time”.

“Ka rrezik që ju të humbni pasionin për atë që bëni kur nënshkruani kontratë afatgjate. E gjitha është te pasioni. Pasuria më e madhe që dikush mund ta ketë është të bëjë diçka që vërtet ju pëlqen. Kjo është esenca për gjithçka sipas mendimit tim”, ka thënë Guardiola për Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›