E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan i beson Ibrahimoviçit

Milan nuk shqetësohet për deklaratat e bëra gjatë kësaj jave nga Zlatan Ibrahimoviç ka thënë nënkryetari i klubit, Adriano Galliani.

Sulmuesi 30 vjeç kishte ngritur dyshime rreth të ardhmes së tij duke thënë se është duke u plakur dhe nuk e ka më përkushtimin që kishte dikur.

Mirëpo, Galliani nuk brengoset për deklaratat e Ibrahimoviçit. “Zlatan është shumë i qetë. Madje ne kemi qeshur kur lexuam se si ishte interpretuar intervista e tij. Jam i sigurt se ai do të angazhohet dhe do të punon njësoj siç ka bërë gjithmonë”, tha Galliani për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›