Ronaldo nuk është më vetjak

Ish trajneri i Real Madridit Bernd Schuster beson se Cristiano Ronaldo ka lënë shprehitë e vetjakut dhe është bërë futbollist ekipor në Santiago Bernabeu.
Ronaldo ka realizuar shtatë gola në pesë ndeshjet e Real Madridit në La Liga këtë sezon por ka shërbyer edhe në shënimet e bashkëlojtarëve të tij. Schuster mendon se ylli portugez është duke marrë përgjegjësi më të madhe për të mirën e ekipit, për dallim nga vitet e kaluara kur në fushë dukej vetjak.
“Cristiano ishte shumë vetjak, por tani është duke ndryshuar. Ai ka filluar të mësojë se nuk mbërrini askund duke luajtur për vetveten. Në të kaluarën ai gjithmonë u mundonte të bënë diçka të jashtëzakonshme por tani luan më tepër për bashkëlojtarët e tij. Jam i lumtur për të sepse është më mirë vonë se kurrë. Ai është futbollist i madh” tha Schuster për Punto Radio.