Futbolli shqiptar merr "arratinë"...

Nga Bashkim TUFA
Kryeredaktor i "Sporti Shqiptar"
Të premten, ekipi i Partizanit kaloi pikën kufitare të Murriqanit dhe iu drejtua Ulqinit të Malit të Zi, për të zhvilluar fazën përgatitore. Këtë itinerar do të përshkojnë edhe ekipet e Flamurtarit dhe Lushnjës. Edhe ato do të stacionohen në hotelet e Ulqinit, për të kryer fazën përgatitore gjatë këtyre ditëve dimërore. Një gjë të tillë, gjatë javës së kaluar e kanë bërë edhe ekipe të tjera shqiptare, si Vllaznia, Teuta, Besa apo edhe Besëlidhja. Bardheblutë e Tiranës, gjithashtu, sot do të nisen për të kryer një minifazë përgatitore 15 ditore. Ndryshe nga të tjerët, ata, duke qenë më të fuqishëm ekonomikisht, kanë preferuar hotelet luksoze të Antalias së Turqisë, atje ku vitin e kaluar kanë qenë akomoduar, po në këtë periudhë, kandidatët kuqezinj të kombëtares së Brigelit. Të hënën e kaluar, drejt Malit të Zi do të udhëtojë edhe Luftëtari. Ndërkohë, nga sa jemi të informuar, thuhet se Elbasani ende nuk e ka përcaktuar destinacionin. Gjithsesi, Mali i Zi apo Maqedonia, do të jenë strehëzat e tij për fazën përgatitore dimërore. Nga ekipet e superligës, në "llogoret" e tyre duket se kanë mbetur vetëm Dinamo, Apolonia, Shkumbini dhe Kastrioti... Pra, këto ditë, thuajse të gjithë ekipet tona të futbollit po largohen nga Shqipëria. Peisazhi të krijon përshtypjen sikur futbolli ynë ka marrë arratinë... Një formë e tillë "shtegtimesh", për të kryer jashtë vendit minifaza përgatitore, nuk është e panjohur në futbollin ndërkombëtar. Madje, kjo praktikë është kthyer në një normë për vendet me klimë të ftohtë e dimër të acartë, ekipet e të cilëve gjejnë strehëza në vende me kushte klimatike më të ngrohta dhe të përshtatshme për të kryer aktivitetin e tyre. Mjediset stërvitore në pikat turistike të Malit të Zi, Turqisë apo edhe të Spanjës, në këtë periudhë dimri u ofrojnë ekipeve sportive kushte ideale për t'u përgatitur. Një gjë e tillë ka bërë që vitet e fundit, kjo praktikë të kthehet si modë edhe në futbollin shqiptar. Varfëria e tejskajshme në infrastrukturë, mungesa e terreneve stërvitore, e sallave, palestrave të forcës e të tjerave nevoja për të funksionuar normalisht një ekip sportiv, e detyrojnë edhe futbollin shqiptar të marrë rrugët jashtë kufinjve të vendit, edhe pse është janar dhe po përjetojmë një pranverë të parakohëshme. Po të shtosh këtu edhe krizën energjitike, që po përjeton vendi ynë, atëhere shprehja "për një jetë më të mirë", e justifikon dhe e përligj më tepër shtegtimin drejt Malit të Zi apo Turqisë. Përse nuk janë larguar Apolonia dhe Dinamo nga vend-strehimet e tyre? A thua nuk kanë kaq lekë dhe mjete financiare presidentët respektivë Koco Kokëdhima dhe Besnik Sulaj për një gjë të tillë? Vështirë që nga ndokush kjo të besohet. Arsyeja është fare e thjeshtë. Sikurse dihet, Apolonia ka në Fier një infrastrukturë stërvitore tepër moderne, por edhe Dinamo në klub i ka kushtet e nevojshme për t'ua arritur qëllimeve të saj përgatitore. Ky është shkaku i vetëm dhe i vërtetë i këtij qëndrimi në shtëpi. Gjykimi i problemit brenda këtij konteksi na con në përfundimin se, deri sa Shqipëria të krijojë infrastrukturën e nevojshme stërvitore për ekipet e futbollit, ne duhet të mbajmë me lekë fqinjët tanë, të cilët ua dinë mirë vlerat dhe leverditë kësaj pune. E po t'i biesh lapsit, del se nuk janë pak. Vetëm për 10-15 ditë stërvitore në Mal të Zi, ekipet tona të futbollit do të shpenzojnë më shumë se sa 100 mijë euro! Futbolli shqiptar sot është në arrati. Dhe sa do të vazhdojë kështu? (Shkrimi eshte botuar ne "Sporti Shqiptar", me date 19 janar 2007)