Futbollistet shqiptaret ne Greqi, gola dhe asiste

Panajot Kone shenon ne 8 minuta loje
Panajot Kone ka realizuar golin e trete per AEK ne fitoren 3-0 kunder Atromitos. Kone u fut ne loje ne minuten e 85-e dhe vetem kater minuta me vone ka shenuar golin e tij te pare per AEK. Ndryshe nga Kone, Perparim Hetemaj ishte ne fushe qe nga minuta e pare dhe u zevendesua nga Lakis ne minuten e 10-e te pjeses se dyte. Me kete fitore AEK vazhdon te jete ne vend te dyte me 40 pike, gjashte me pak se Olipmiakos.
Bushi jep asistin e golit te fitores per Apollon
Alban Bushi ka luajtur gjate gjithe ndeshjes dhe ka dhene asistin e golit te vetem te ndeshjes qe i dha fitoren Apollon ne fushen e tij kunder Ionikos. Bushi ka gjuajtur edhe tre here ne porte pa arritur te shenoje, gje qe me asistin e Bushit e ka bere Orfanos ne minuten e 23-e te pjeses se pare. Me kete tre pikesh, Apollon ngjitet ne vend te nente ne renditje.
Vangjeli asist ne fitoren e Aris
Kristi Vangjeli qe eshte bere tashme nje titullar i padiskutueshem per Aris, luajti persri gjate gjithe ndeshjes dhe dha edhe nje asist ne fitoren e Aris 3-1 kunder Egaleo. Golat per Aris u shenuan nga Garcia, Paulo dhe Koke ndersa per Egaleo, goli i vetem u shenua nga Tsatsos.
Albi Kondi vetem 5 minuta loje per Panionios
Albi Kondi eshte futur ne loje ne minuten e 89-e te lojes dhe nuk ka arritur te tregoje ndonje gje ne ato pak minuta qe eshte aktivizuar ne fitoren e Panionos 2-0 kunder Ergotelis. Ndeshja ishte mbyllur qe me pare me 2 gola nga Pletsch dhe Lourenco.
Fortuzi luan 30 minuta ne humbjen e Iraklis
Iraklis eshte mundur 1-0 ne fushen e OFI Krete dhe goli ivetem i ndeshjes u shenua nga Belevonis ne fund te pjeses se pare. OFI luante me 10 lojtare qe nga minuta e 32-e kur Sfakianakis mori nje karton te kuq. Fortuzi u fut ne loje ne minuten e 63-e per Rivas dhe vetem 2 minuta me vone kishte nje rast te paster shenimi kur doli i vetem para portierit por nuk arriti te shenoje. Ndeshja perfundoi 1-0 dhe Iraklis renditet ne vend te 10-e me 21 pike pas kesaj humbjeje.