Kristian Nushi gol kundër FC Luzern

Albania-sport (AS)- Kristian Nushi, shqiptari që luanë në radhët FC Will në Zvicër realizoi golin e parë në fitoren në transfertë me FC Luzern (1-3)ish-ekipin e Ansi Agollit, takim në kuadrin e përgatitjeve që bëjnë ekipet zvicerianë ne prag të rifillimit të fazës së dytë. Nushi shënoi në minutën e 2 të takimit, ndërsa u zëvëndësua me fillimin e pjesës së dytë. Për FC Will te goli shkuan edhe 28. Sabanovic (0:2, 28' dhe Silvio (0:3, 68'). Për FZ Luzern golin e flamurit e shënoi Tschouga (83'). FC Ëill kishte fituar pak ditë më parë 3-0 me St.Gallen. Luzern pati raste për shënim me anë të Sokol Maliqit dhe Genc Mehmetit (një kandidat i propozuar edhe për të marrë pasaportën shqiptare). Të dy lojtarët shqiptarë u aktivizuan nga minuta e 46. Mehmeti luante për herë të parë pas rikthimit nga një dëmtim i gjatë.