Pedrreti: “Lorik Cana, një rikuperator shumë i mirë”

Albania Sport (AS) - Mesfushori 26-vjecar i Auxerre, Benoit Pedretti, është shprehur me konsiderata Lorik Canën, futbollistin shqiptar të Olimpikut të Marsejës dhe të Kombëtares kuqezi, gjatë një interviste të dhënë për sitin francez omplanet.com, që njihet gjërësisht për mbëshetetjen e Marsejës. Pedrreti është një njohës i mirë i Lorik Canës, pasi gjatë sezonit 2004-2005 ka luajtur për fanelën e Olimpikut. Në prag të ndeshjes së ditës së mërkurë, Olimpik Marsejë-Auxerrë , më 24 janar 2006, takim ky i vlefshëm për javën e 21-të të kampionatit maksimal francez, Pedrreti, vlerëson lojën e jashtëzakonshme të Lorik Canës, dhe vë në dukje edhe temperamentin e tij agresiv (fakt që e ka vënë në dukje dhe trajneri i Kombëtares, Oto Baric gjatë intervistës ekzluzive për Albania-sport.com).
Ja dhe pjesa e intervistës në lidhje me Lorik Canën
Benoi, Qëndra e Rekrutimeve pranë klubit nuk po arrin dot të gjejë një plotësues të Lorik Canës në mesfushë. A do të ishit ju i gatshmë të riktheheshit te OM një ditë apo një tjetër?
- Nuk e di, është akoma larg! Po përpiqem të ndalojmë tatëpjetën me Auxerre dhe unë duhet të punoj për të rigjetur një nivel të mirë loje. Është e vërtetë që Lorik Cana është një rikuperator shumë i mirë, dhe është shumë i fortë dhe nivelin e agresivitetit. Por, është e vërtetë gjithashtu, që atij i mungon ndoshta lidhja midis tij dhe lojtarëve të tjerë si Nasri, Ribéry dhe Pagis. Kam vënë re Albert Emon që ka zmbrapsur Nasri, gjë që është shumë e mirë për teknicitetin e mesfdushës, por më pak për aspektin difensiv"