E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli spanjoll po vdes

Eksperti i ekonomisë, Jose Maria Gay de Liebana ka publikuar raportin e tij vjetor rreth gjendjes financiare në pesë ligat kryesore evropiane të futbollit dhe kritikoi ashpër La Ligën spanjolle.

Derisa deklaroi se Bundesliga është liga që udhëhiqet më së miri, ai theksoi se Spanja është ajo që meriton kritikat më të ashpra. “Liga spanjolle nuk është duke avancuar, vetëm dy klube janë në zhvillim; Barcelona dhe Real Madridi, kurse të tjerët janë aty ku ishin pesë vite më parë”, tha ai para gazetarëve.

“Futbolli spanjoll po vdes. Mendoj se është pesë vite mbas, stadiumet janë arsyeja. Futbolli spanjoll nuk ka lidhshmëri me tifozët”, u shpreh ai. Kurse lajme të këqija vijnë edhe nga ministri i Sportit, Miguel Cardenal, i cili njoftoi të premten se klubet e futbollit nga La Liga dhe Segunda Division kanë bashkërisht 752 milionë euro borxh.

Edhe pse shifra mbetet jashtëzakonisht e lartë, ajo është zvogëluar mjaft për dallim nga 1.7 miliardë sa ishte para një viti. Klubet nuk kanë qenë shumë aktive në shpenzimet e tyre në angazhimin e përforcimeve gjatë afatit kalimtar të verës dhe kjo u ka ndihmuar të zvogëlojnë borxhet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›