E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ganso në Sao Paulo

Sao Paulo ka konfirmuar transferimin e reprezentuesit brazilian Ganso nga rivali Santos. Ganso ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare pasi Sao Paulo arriti marrëveshje prej rreth 7.5 milionë funtesh.

Në një lëvizje të komplikuar, Sao Paulo do të jetë pronar i 32 për qind të të drejtave ekonomike, kurse investuesit do ta kenë të tyre pjesën tjetër. Santos do të përfitojë pesë për qind të shumës së përfitimit në rast se Sao Paulo e shet Ganson brenda dy viteve të ardhshme.

“Jam shumë i lumtur, më është realizuar dëshira”, deklaroi Ganso gjatë prezantimit të tij në konferencë për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›