E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oscar mund të bëhet si Kaka

Talenti brazilian Oscar dëshmoi se vlen 25 milionë funtet e paguara nga Chelsea për transferimin e tij në klub gjatë afatit kalimtar të verës.

Kështu mendon portieri Petr Cech për mesfushorin ofanziv, i cili shënoi dy gola në barazimin 2-2 me Juventusin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve. Cech beson se këtu është vetëm fillimi për 21 vjeçarin, i cili në Chelsea erdhi gjatë verës nga klubi brazilian Internacional.

“Oscar ka një çmim të madh mbi vete dhe ky është presion shtesë. Por, ai është adaptuar shpejt dhe shihet se i vlejti gjithë ato para. Koha do të tregojë nëse mund të bëhet mjeshtër si Kaka, por mendoj se është në rrugë të mirë”, deklaroi Cech për tabloidin britanik The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›