E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja e Barcelonës si ‘djathi zviceran’

Në katër sezonet e fundit në La Liga, portieri i Barcelonës, Victor Valdes kishte pranuar më së paku gola. Por, situata është krejt tjetër në edicionin e ri. Reparti defanziv i gjigantit katalan “po e rrjedh”. Në shtatë duelet e para, skuadra e Tito Vilanovës ka pranuar nëntë gola.

Në katër sezonet e fundit, portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka pranuar më së paku gola në La Liga. Por, këtë edicion gjiganti katalan pas shtatë dueleve të para është mposhtur plot nëntë herë.

Skuadra festoi në katër ndeshjet e para të edicionit të ri në kampionatin spanjoll, krijoi epërsi prej tetë pikëve ndaj Real Madridit, kurse me fitore e filloi edhe fushatën në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Tito Vilanovës zhvilloi edhe dy ballafaqime të Superkupës. Në këto shtatë duele, Barcelonës i shënuan të gjithë kundërshtarët, përveç Valencias. Në total, ekipi ka pranuar nëntë gola.

‘Kulmi’ krizës së repartit defanziv i erdhi të mërkurën mbrëma, kur Barcelona priti Spartak Moskën në Nou Camp dhe të gjithë prisnin një përballje të lehtë për ekipin nikoqir. Mirëpo, skuadra ruse kaloi në epërsi 2-1 dhe u nevojit ndihma nga Lionel Messi që të përmbysej rezultati dhe Barcelona të rrëmbejë pikë të plota në fitoren 3-2.

Alarmi është ndezur.

Sidomos pas lëndimit të qendërmbrojtësit Gerard Pique, i cili iu bashkua partnerit të tij Carles Puyol – të dëmtuar më herët – dhe për pjesën më të madhe të duelit me Spartakun në qendër të mbrojtjes luajti mesfushori Alex Song.

“Është situatë e pazakonshme që Barcelona ka pranuar një numër kaq të madh golash. Në katër sezonet e fundit, Victor Valdes ka pranuar më së paku gola nga gjithë të tjerët në La Liga. I tillë është futbolli. Me rëndësi është që po fitojmë. Sigurisht do të ishte mirë të mbajmë të pamposhtur rrjetën tonë”, deklaroi trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova.

Problematikën e shpjegoi edhe mbrojtësi i djathtë Dani Alves, i cili realizoi autogol ndaj Spartakut. “Nuk na pëlqen të mbrohemi. Filozofia jonë është sulmi dhe vetëm sulmi. Por, nuk na brengos që kemi pranuar kaq shumë gola”, deklaroi ai.

Superkupa: (2 ndeshje – 4 gola)

Barcelona - Real 3-2

Real - Barcelona 2-1

La Liga (4 ndeshje - 3 gola)

Barcelona - Real Sociedad 5-1

Osasuna - Barcelona 1-2

Barcelona - Valencia 1-0

Getafe - Barcelona 1-4

Liga e Kampionëve (1 ndeshje - 2 gola)

Barcelona - Spartak 3-2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›