Rusët e Amkar interesohen për Artim Pollozhanin

Nga Reshat IBRAHIMI
Shkup– Sic shkruajnë mediumet ruse futbollisti më i mirë i Maqedonisë, Artim Pollozhani është duke u kërkuar nga skuadra e Premier Ligës ruse Amkar. Drejtuesit e këtij klubi kanë shprehur interesimin për ta pasur mesfushorin shqiptar në radhët e tyre. Futbollistët e Amkar janë duke u përgatitur në Antalia, ndërsa rusët po presin skuadrën e Artim Pollozhanit të vijë në Turqi, dhe aty të fillojnë bisedimet me struganin. Në ndërkohë Pollozhani thotë se informacionin për kalimin e tij të mundshëm në kampionatin rus e ka kuptuar nga gazetarët, por nëse rusët janë të interesuar, atëherë do të luante në kampionatin e tyre. "Nga ju po kuptoj se për mua interesohen rusët e Amkar. Skuadra jonë do të udhëtojë për në Antali, ku do të zhvillojë përgatitjet dhe nëse ekipi rus gjendet atje, atëherë sigurisht se do të jem në shënjestër të tyre. Unë s`kam asgjë kundër për të kaluar te kjo skuadër", thotë Pollozhani. Ndryshe, Amkar në sezonin e kaluar e zuri vendin e 13-të në Kampionatin e futbollit të Rusisë, ndërsa edicioni i ri në këtë vend fillon më 17 mars.