Hamburgu i Berishës- Vit i ri, probleme të vjetra

Albania-sport (AS)- Vit i ri, probleme të vjetra te Hamburgu. Pafuqishmëri në sulm, kaosi në mbrojtje, rrëmujë në mesfushë. Në pauzën dimërore lojtarët e Thomas Doll dëshmuan edhe njëherë se nuk janë të aftë të përballojnë presione të tilla, si ai që ushtroi Bajerni i Munihut në miqësoren e fituar prej tyre (0-2) në Hamburg. "E vetmja gjë pozitive e atij takimi për ne, ishte që nuk e përufunduam ndeshjen me ndonjë lojtar të dëmtuar", ironizoi Doll për abendblatt.de, situatën që po kalon ekipi tij. Shumë pak lëvëzje, pak ritëm, asnjë shans për gol, kaos në mesfushë, mosmarrëveshje në fazën sulmuese. "Vijnë 57 mijë shikuesë (plotësisht e shitur), luan në një tapet të ri të shkëlqyer, e fillon mirë lojën dhe të përfundosh 0-1 në minutën e 6 (Ali Karimi) e më pas në të 23'(Lusio), kjo është e pafalshme", shprehet Doll, kur kampionati gjerman nis fazën e dytë, vetëm pas pesë ditësh, ku skuadra e Besart Berishës do të përballet me Arminia Bielefeld të Fatmir Vatës. Berisha luajti kundër Bajernit vetëm 31 minuta, kur hyri si zëvendësues i Ljubojas.