“Kuq e zinjtë” testohen nga Cementarnica
futbollisteteshkendijes(1).jpg)
Nga Vullnet DAUTI
Tetovë- Të mërkurën skuadra e Shkëndijës do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore kundër Cementarnicës. Për stafin teknik ky do të jetë një test i mirë, për të parë nga afër futbollistët të cilët janë grumbulluar në skuadër. Ndërkohë të shtunën, kryetrajneri Edmond Miha i ka sfiduar futbollistët e tij, duke i ndeshur në një ndeshje futbolli në stadiumin e ri të qytetit, para një numri të madh të shikuesve. "Pata mundësinë t'i shohë edhe dy futbollistët të cilët vijnë nga kampionati kosovar. Bëhet fjalë për një mesfushor, i cili është 19 vjecar dhe vjen nga skuadra e Ferizajt dhe një mbrojtës që vjen nga Hysi. Do të shohim më vonë c'do të bëjmë me këta dy lojtarë kosovar", u shpreh Miha. Në skuadrën "kuq e zi", janë duke u stërvitur rreth 30 futbollistë dhe me siguri se stafi teknik pas disa ditëve do të bëjë seleksionimin e tyre. "Do të takohet stafi teknik, drejtori sportiv dhe sekretari i klubit, ku do të bëjmë një listë për të parë se në cilët futbollist do të mbështetemi në pranverë", theksoi Miha.