Shala mbrojtës

Dundee United po planifikon që futbollistin e ri kosovar, Andis Shala ta zhvendosë në pozitën e qendërmbrojtësit. 21-vjeçari, një sulmues natyral, është provuar në rolin e mbrojtësit javën e kaluar, në humbjen nga Unirea Urziceni në Austri, në kuadër të fazës përgatitore.
Kjo ishte një ide e menaxherit Peter Houston, i cili mendon se do ta bindë Shalën se e ardhmja e tij do të jetë në pozitën e mbrojtësit.
“Ai është i etur për ta provuar këtë. Ne kemi shumë sulmues dhe ndoshta ai do të kishte një rast më të mirë nëse luan prapa”, ka thënë Houston për BBC Scotland. “Ne do ta luajmë një ndeshje në Queen's Park gjatë javës dhe, me gjasë, do ta vendosë atë në qendër të mbrojtjes”, shtoi ai.
Shala i ishte bashkuar Unitedit nga VfR Mannheimi në vitin 2008. Ai pati 23 paraqitje në Premierligën skoceze, prej tyre një pjesë të mirë nga banka rezervë. Nëse luan si mbrojtës, Houston i premton më shumë minutazh.
“Shala është djalosh i ri dhe ai pa dyshim luan më mirë prapa. Ne kemi një bollëk sulmuesish, kështu që do t’ia jepja rastin Andisit më shumë që të luajë në ekipin e parë, si mbrojtës”, përfundoi ai.
Lee Wilkie është lënduar, kurse Andy Webster është larguar, kështu që mbrojtja e Dundee Unitedit ka mbetur paksa e zbrazët. Kushedi, sezonin e ardhshëm atë mund ta mbulojë Andis Shala.