E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merxha: Elbasanin e pret një finale e vërtetë në Gramsh

Nga Elton Karaj

Kapiteni i verdhebluve, Eriol Merxha, thekson se ndeshja e radhës vendos në njëfarë mënyre fatin e sezonit për skuadrën e tij

Në Elbasan e kanë harruar fitoren me Skraparin dhe janë përqendruar te ndeshja  e radhës me Gramshin, derbin që do të thotë shumë për objektivin e verdhebluve. Pas mesfushorit Endri Dalipi, edhe kapiteni Eriol Merxha thekson për Sporti shqiptar se çdo ndeshje tani e tutje shihet si finale dhe duhet fituar. Sipas kapitenit verdheblu, Elbasani i fazës së dytë është më i fortë dhe do të tentojë të fitojë minimalisht një shkallë në tabelën e renditjes për të siguruar play-off-in.

Tani kampionati sa vjen e vështirësohet, sepse askush nuk toleron. Të gjitha ndeshjet konsiderohen finale për ne dhe një gabim i vetëm na largon nga objektivi për kthimin në superligë. Jemi të ndërgjegjshëm për gabimet që kemi bërë gjatë fazës së parë dhe tani kemi për detyrë të rikuperojmë sa më shumë pikë. E komplikuar seriozisht situatën dhe jemi ne që duhet ta zgjidhim në favorin tonë. E them me bindje se ky Elbasan është në gjendje ta realizojë objektivin, pavarësisht se vështirësitë janë të mëdha, ka theksuar Merxha.

Gramshi Kapiteni i elbasanasve ndalet më tej te ndeshja përcaktuese me Gramshin. Përveçse është një transfertë, është edhe derbi, por Merxha shprehet se pikërisht në ndeshje të tilla skuadra e tij duhet ta tregojë veten: Ndeshjen me Gramshin po e vlerësojmë si duhet, sepse është shumë e rëndësishme. Është transferta e parë e 2012-ës dhe të gjithë presin fitoren, i vetmi rezultat që na mban në garë.

Gramshi meriton respekt, por e ritheksoj se do të shkojmë për fitore, pasi edhe barazimi do të jetë një dështim për ne. Në Gramsh do të mundohemi të luajmë ndeshjen më të mirë për vetë faktin se 3 pikët do të na jepnin moralin e duhur për më tej, ka përfunduar mesfushori i Elbasanit, Eriol Merxha.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›