356 të vdekur nga një zjarr në Honduras

Të paktën 356 persona kanë humbur jetën nga zjarri, që ka përfshirë një burg të Hondurasit.
Incidenti ka ndodhur në Komajagua, rreth 75 kilometra në veri të kryeqytetit.
Spitalet lokale raportohet se po merren me trajtimin e dhjetëra njerëzve të tjerë, për djegie dhe dëmtime të tjera.
Disa të mbijetuar thuhet se u shpëtuan flakëve, duke u hedhur nga kulmi i ndërtesës.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga defektet elektrike ose nga vetë të burgosurit.