Shqipëria humb një vend në renditjen e re të FIFA-s

FIFA ka kryer klasifikimin e fundit të ekipeve kombëtare të futbollit duke sjellë edhe një ndryshim për Shqipërinë. Në krye të tabelës është sërish Spanja e cila nuk ka pasuar asnjë ndryshim por pasohet nga Gjermania e cila ka këmbyer vendin me Holandën që ka rënë një pozicion, në të tretin.
Shqipëria ka humbur një vend duke u pozicionuar e 78-ta me 452 pikë. Përpara vendit tonë është Uzbekistani dhe Kina që të dy me rënie i pari me 10 vende dhe Kina me dy vende.
1. Spanja..............1566
2. Gjermania........1369
3. Holanda...........1359
4. Uruguai...........1317
5. Anglia.............1179
6. Portugalia ......1155
7. Brazili............1152
8. Italia...............1115
9. Kroacia..........1101
10. Danimarka...1090
................................
78. Shqipëria.......452