Futja e fesë në shkolla, deputetët votojnë kundër
PRISHTINE-Plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për arsimin parauniversitar kanë zgjuar debat ndër ligjvënës, në mbledhjen e sotshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën po shqyrtohen 14 projektligje në lexim të dytë. Bëhet fjalë për përpjekjen që në shkolla të futet mësimi fetar, i cili u refuzua nga shumica e deputetëve.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës refuzuan propozimin për futjen në Ligj të obligimit të mësimit të edukatës fetare nëpër institucionet shkollore. Kundër futjes së mësimit të dukatës fetare në shkolla votuan 64 deputetë të Parlamentit të Kosovës, 1 deputet ka abstenuar nga votimi, kurse vetëm 18 deputetë e kanë mbështetur.
Kryeministri Thaçi ne seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të prezantohen arritjet në Kosovë kohët e fundit.
(d.b/BalkanWeb)