E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, besimtarët myslimanë kremtojnë Fiter Bajramin

PRISHTINE- Pas një muaj agjërimi të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në gjithë territorin e Kosovës nisën kremtimet për festën e Fitër Bajramit.

Manifestimi qendror i faljes u mbajt në Prishtinë në Xhaminë e Madhe. Besimtarëve islam iu është drejtuar myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka dhënë porosinë për kultivimin e tolerancës, dashurisë ndërnjerëzore e humanitetit.

Si asnjëherë më parë, myftiu Tërnava kritikoi institucionet që nuk po marrin parasysh kërkesat e besimtarëve islam, sikurse ishte votimi i djeshëm në Kuvendin e Kosovës kundër futjes së lëndëve fetare nëpër shkolla.

Ai paralajmëroi se Bashkësia Islame e Kosovës do të ndërmarrë masat e nevojshme që mos të ndodhin edhe më tutje fyerje për myslimanët, sikurse bën gjatë diskutimeve të djeshme disa deputetë
(s.g/kosovapress/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›